Avokati mposht covid/ Mori të njëjtin trajtim si Trump

09/12/2020 14:14

Është mirë dhe po përgatitet të dalë nga spitali; avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani pohoi se është trajtuar me të njëjtin koktej ilaçesh kundër koronavirusit si shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili u prek përpara disa kohësh nga Covid 19 së bashku me të shoqen, Melanian.

Juristi 76 vjecar shpjegoi se është trajtuar me Remdesivir dhe Deksametazon. Ishte vetë Trumpi ai që e pohoi në Tëitter të dielën se Giuliani, që ka drejtuar fushatat e tij ligjore me qëllimin përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të muajit nëntor, ishte diagnostikuar me koronavirus. Giuliani kishte udhëtuar në shtetet kyçe, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në të gjithë SHBA-në. Në disa evente, në të cilat lëshonte akuza për mashtrime në zgjedhje, ai qe shfaqur pa maskë në fytyrë.

Vetë Trump i mëshoi shumë fort idesë së kombinimit të dy ilaçeve të përdorura prej tij, të cilat siç tha, e ndihmuan të ngrihej shpejt në këmbë kur u sëmur në muajin tetor.

Top Channel