Ansi Agolli rrëfen arsyen e mbylljes së karrierës si futbollist me ekipin “New York Cosmos”

09/12/2020 12:37
Ansi Agolli në Wake Up

Futbollisti i njohur, Ansi Agolli, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka folur për mbylljen e karrierës së tij me ekipin “New York Cosmos” dhe se do t’u përkushtohet gjërave të tjera që ka në jetë.

“Ishte viti i dytë në ‘New York Cosmos’ ku ishte një vit me shumë kontrolle, teste, virusi, ndeshje të reduktuara, ku kështu ka qenë i gjithë sporti në Amerikë, basketbolli, bejsbolli, futbolli, shumë pak ndeshje me shumë kontrolle. Një vit shumë i çuditshëm për futbollin pa tifoza. Ne e filluam në Janar pastaj vazhdoi kriza ku u ndërpremë për 2-3 muaj, shumë e vështirë për futbollin këtu, por megjithatë ishte viti im i dytë tek ‘New York Cosmos’ një skuadër me ëmër këtu në Amerikë, një vit i mirë në skuadër dhe nga ana ime dhe besoj që ka qenë viti im i fundit futbollin aktiv dhe nga ky moment e tutje do t’u përkushtohem gjërave të tjera që kam në jetë sidomos akademisë”, tha Ansi Agolli.

Top Channel