Kryedemokrati Lulzim Basha e përkujtoi Ditën e Demokracisë duke bashkëbiseduar online me një grup të rinjsh nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Asnjë zhvillim i rëndësishëm për shqiptarët tha Lulzim Basha nuk ka ardhur pa rolin protagonist të të rinjve.

“Edhe sot ndryshimi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm prej rinisë. Kam udhëtuar nëpër Shqipëri për të takuar të rinj të talentuar por të dëshpëruar me realitetin. Prej 8 vitesh Shqipëria ka dalë nga drejtimi i duhur, ka bërë hapa pas. Rini shqiptare, fatet e Shqipërisë janë edhe sot mbi supet tuaja”.

Edhe kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj këtë 30 vjetor të rënies të komunizmit zgjodhi ta kujtojë nga salla e Liceut Artistik bashkë me 300 studentë të ekselencës të cilëve u tha se sot vlejnë më shumë veprat se fjalët duke theksuar . Duke komentuar takimin kreut të PD Basha, Velija tha se “ata po takohen në një qendër tregtare, të cilat deri dje i shanin dhe sot janë pjesë e përkrahjes së qendrave tregtare, ndërsa ne takohemi në një shkollë, sepse secili prej nesh në fakt shkon aty ku e thërret puna e vet”.

“Edhe në politikë kemi ndryshime. Ne sot jemi krenar që 30% e Këshillit Bashkiak e kemi përfaqësues të të rinjve. Kemi disa deputetë të rinj. Kemi hapur një garë për të shtuar të tjerë. Ndërkohë, shkojmë nga pala tjetër që na ofrohet Sali Berisha, 77 vjeç do jetë vitin tjetër dhe do rikthehet për një tentativë të tretë për të ardhur në krye të shqiptarëve. Unë them që “enverizmi” vazhdon akoma. Na ofrohet një model 77-vjeçar, me një histori shumë të errët të menaxhimit të punëve të vendit që na kthehet si ofertë në “Ditën e Rinisë”, edhe si kandidat në zgjedhjet e ardhshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA