Një gjyshe në SHBA nuk ka arritur të marrë mbështejten e audiencës së internetit kur u mësua se i kërkoi të bijës ta paguante për t’i mbajtur djalin e vogël, gjatë kohës që shkon në punë.
Pas publikimit të çështjes, gjyshja u quajt ‘egoiste’, ‘e paarsyeshme’, dhe ‘e pandjeshme’.
Pensionistja shkruante se e bija i kishte kërkuar të kujdesej për nipçen 1-vjeçar për dy ose tre ditë në javë, edhe pse gjyshja kishte nisur një punë part-time kohët e fundit.
Rrjedhimisht gjyshja kishte përmendur kërkesën e saj për pagesë $15 në orë, dhe ishte ndjerë paska ‘e pavlerësuar’ kur e bija i kishe ofruar vetëm $10.
Ajo argumentonte se kujdesi për nipçen do të bënte që ajo të humbiste punën e saj edhe pse punon nga shtëpia. “Unë nuk jam çerdhe fëmijësh, kam nevojë për para për të zëvendësuar kohën pasi do të heq dorë nga puna ime”.
Por komentuesit dënonin gruan e moshuar për komentet. Një prej tyre thoshte se ajo kërkonte të merrte të gjitha ose pjesën më të madhe të parave që fitonte e bija e saj prej $22 në orë. Të tjerë kërkonin që ajo të siguronte “çertitfikatë për kujdesin ndaj fëmijëve dhe ndihmën e parë” nëse dëshironte aq para.
Top Channel