“Ftesë në 5”/ Fituesi i “Big Brother” debat të ashpër me Antonetën: Shkove në protestë për një foto në Instagram

08/12/2020 20:15
Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antoneta

Në Ditën e Rinisë studentët e vitit ’90 janë vënë përballë atyre të viteve të sotme në emisionin “Ftesë në 5” ditën e sotme.

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti u përfshi në një debat me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antonetën ditën e sotme për sa i përket protestës së studentëve të vitit 2018. Anaidi tha gjithashtu se protesta mori frymë politike në momentin që u futën partitë.

Antoneta u shpreh se studentët po protestonin për të drejtat e tyre, ndërsa Anaidi e kundërshtoi duke theksuar se ata duhet të protestonin edhe për hallet e të tjerëve dhe jo vetëm për të tyret. Debati devijoi edhe në aspekt personal, ndërsa ish-banori i Big Brother i tha Antonetës se ajo kishte shkuar vetëm për të hedhur një foto në Instagam.

“Deri para pak kohësh e dinim që ishte 8 dhjetori prej pushimit, por nuk duhet kështu. Në protestat e studentëve ka pasur që kanë qëndruar për një foto Instagrami, unë e kam frymën e lirë dhe kundërshtoj kur diçka nuk shkon. Por ka edhe persona që kanë frikë në ditën e sotme, që nga frika ekonomike, për vendin e punës e deri tek frika për jetën. Është mirë të kesh sensin e kundërshtimit por jo për çdo gjë”, u shpreh Antoneta.

“Isha edhe në protestë se jam shpirt i lirë por studentët nuk duhet të protestonin vetëm për problemet e veta por edhe për të tjerët, kur luftohet për një kauzë, por kur ka parti ka politikë. Nuk proteston dot këtu se shqiptarët kanë aq halle e borxhe. Ti po të kishe qenë përditë aty do e shikoje se si ishte dhe jo vetëm për një foto Instagrami”, tha Anaidi.

Top Channel