Protesta e studentëve në 2018 në një pikë ngjasonte me lëvizjen studentore të 30 viteve më parë. Studentët njëzëri gjatë marshimeve thërrisnin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Mirëpo arritjet e të dy brezave nuk ishin të njëjta.

“Po të hedhim paralelizma përsa i përket dy protestave një e përbashkët është këtu ishim me të njëjtën parullë. Është për të ardhur keq që në vitin 2018 studentët duhet të kërkonin demokraci. Ishim shumë të qartë në atë çfarë kërkuam por se sa realizuam është e dukshme sot, sepse kemi pjesën më të madhe të studentëve, truri i Shqipërisë që ka emigruar. Të njëjtat problematike po përsëriten atëherë çfarë mund të themi se kemi ndryshuar, ndaj në këtë ditë të 8 dhjetorit është për të reflektuar”.

Studentët në dhjetor të 90 nuk u dorëzuan, me këmbënguljen e tyre arritën që në shkurt të 1991 të mposhtnin diktaturën, por pavarësisht frymëzimit studentëve të 2018 ju ndodhi e kundërta.

“Studentët u përçanë dhe nuk u bënë më bashke protesta normal që u ndërpre. Ndërhynë partitë nuk e kishim atë fuqinë e studentëve të 30 viteve më parë. Mora pjesë ditët e para të protestës, pasi u bë ajo përçarja nuk mora më “.

“Mesa kam dëgjuar brezi i 90 kanë patur parime, jo si kjo rinia e sotme që i le gjërat në mes, ne u frymëzuam por përçarja qe shumë e madhe. Kishte dhe ndikim politik, mos shkoni me pjesën e inxhinierisë se ata janë të njërës palë. Shumë e shumë palëra. Ndikimi politik te këta që duan të ecin para është shumë e lartë. Sic është e një shprehje “nëse ti do të mbysësh zgjuarsinë suli një turmë injorantësh dhe tërhiqen vetë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA