Agim Gërguri: Bëjmë këngë dashurie me vuajtje se ashtu e kemi përjetuar

08/12/2020 10:17
Agim Gërguri

Këngëtari i njohur Agim Gërguri, nga grupi i mirënjohur “Fisnikët”, përmes lidhjes me Skype ka folur për muzikën shqiptare ku si fabul ka në fokus dashurinë, por më shumë pjesën e ndarjes, i cili shprehet se shqiptarët kanë mentalitet tjetër ku rriten me dashurinë, vriten me dashurinë prandaj është edhe arsyeja që ata bëjnë këngë dashurie me vuajtje dhe se populli shqiptar nuk mund të bëhen europian pa qenë sepse janë ballkanas dhe ruajnë traditën e vendit.

“Unë siç kam studiuar në mënyrën time muzika është drejt Ballkanit. Ne kemi tjetër mentalitet që rritemi me dashurinë, vritemi për dashurinë, kemi dashurinë me xhelozi, kështuqë normal që bëjmë këngë dashurie me vuajtje se ashtu e kemi përjetuar. Nuk mund të bëhemi Europian pa qenë sepse ne jemi Ballkans. Ne ruajmë traditën tonë, shoh që kanë shumë dëshirë për të bërë muzikë Europiane, por muzika tradicionale ngel tek ne. Do të kem një këngë popullore në bashkëpunim ndërsa këngët e tjera do jenë vetëm. Ne kishim nevojë për të pasur mbledhje familjare për të argëtuar të gjithë familjet dhe nuk ka lezet më të madh se kjo gjë. Kam dëgjuar historikisht Bitëllsat ku unë kam gjetur harmoni të cilët janë fenomen i historisë së muzikës që kanë akorde me kitarë që nuk i ka përdorur askush ku unë i kam studiuar gjithë këto vite. Unë jam rrit me muzikë popullore të muzikës së jugut dhe të mesme dhe muzika e jugut është e veçantë dhe grekët e kanë marrë muzikën popullore jugore dhe e kane përpunuar shumë mirë”, ka thënë Agim Gërguri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA