​Nga e premtja qytetarët mund të aplikojnë për tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trustit

08/12/2020 13:59

Më 11 dhjetor 2020, nga ora 15:00 do të fillojë aplikimi i qytetarëve për të tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Sistemi është plotësisht i sigurt dhe mund të përballojë çfarë do fluksi të kontribut dhënëseve për tërheqje të kursimeve. Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie nga vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që zhvilloi me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale.

Hoti tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar që BQK të komunikojë me Fondin për Garantim të Kredive.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë janë ndarë informatat në mes këtyre dy institucioneve është përgatitur edhe sistemi është hapur web faqja dhe të premten në 15”00 pas dite hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve. Besoj që sistemi në bazë të përgatitjeve që janë bërë është plotësisht I sigurt dhe ështëiI përgatitur ashtu që të përballoj fluksin çfarë do fluksi që mund të ketë nga qytetarët për tërheqje të këtyre mjeteve. Më vjen mirë që kemi arritur në këtë pikë që në këtë kohë të festive të fund vitit dhe pandemisë që plotë familje të kenë buxhetin minimal”, tha Hoti.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se për kompensimin e tërheqjes së kursimeve prej 10 për qind për qytetarët që kanë deri në 10 mijë euro kursime nuk është antikushtetues.

“Ne nuk e dimë nëse ligji do shkoj në Kushtetuese ose do ketë iniciativa të tilla nëse diçka e tillë do ndodh do të duhet të mblidhemi dhe kjo do varet se çfarë do jenë çështjet duhet me pa nëse kompensimi ka me u trajtua si pabarazi sociale ose atëherë duhet me u mbledh institucionet. Nuk kemi një mendim që është antikushtetuese”, tha Bajrami.

Kurse, kryesuesi I Bordit të në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ruzhdi Morina tha se Trusi I ka bërë të gjitha përgatitjet dhe janë bërë testimet e nevojshme që sistemi për aplikim të mos ketë telashe.

Ai tha se procedurat për aplikim janë të thjeshta nevojitet numri personal dhe llogaria bankare e vetë aplikuesit.

“Ka bërë të gjitha përgatitjet teknike jemi duke punuar intensivisht le të themi ndoshta 24 orë aktualisht në mënyrë që me u bë të gjitha testimet e nevojshme dhe të premten sistemit të hapet për aplikim dhe të gjithë qytetarët do mund ta aplikojnë për tërheqjen e mjeteve. Sot lansohet faqja e re, platforma në internet www.trusti10.org do jetë një faqe tjetër e internetit shumë e thjeshtë aplikimi do jetë i thjesht numri personal dhe llogaria bankare. Lusim qytetarët t’i rikonfirmojnë këto dy të dhëna sepse e lehtësojnë aplikimin. Në momentin e aplikimit numri personal dhe llogaria bankare duhet të jenë të sakta dhe të jenë në emër të aplikuesve që aplikon për këto mjete. Nëse këto dy të dhëna janë të sakta nuk do ketë asnjë problem për aplikim dhe do precedohet aplikimi tutje. Në bazë të planifikimeve presim që shumë shpejt të bëjmë edhe pagesën e këtyre mjeteve dhe presim që pagesave e këtyre mjeteve për të gjithë ata që aplikojnë para datës 22-24 të këtij muaji do aplikohen para festës së fundvitit”, tha ai.

Kurse, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli tha se nga testimet e bëra ka shenja se gjithçka është duke shkuar mirë në implementimin e këtij sistemi nga dita e premte.

“Tani më janë duke u bërë testimet finale dhe shenjat e para janë se gjithçka është duke funksionuar në mënyrë të shkëlqyer që e bënë edhe implementimin e saj prej ditës së premte. Informacionet e mbi 700 mijë individëve janë ndarë në një sistem të përbashkët të BQK-së dhe Trustit”, tha ai./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA