Zhduket edhe nga Rumania, monoliti misterioz shfaqet ne Britani të Madhe

07/12/2020 23:07

Misteri vazhdon. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve evropiane, një monolit misterioz është gjetur edhe në ishullin anglez Wight.

Lajmi është dhënë nga BBC, sipas të cilit, struktura e shndritshme dhe me sipërfaqe reflektuese është zbuluar në plazhin e njohur si Compton Beach. Është e lartë më shumë se dy metra dhe e gjerë rreth 60 centimetra. Nuk dihet se kush e ka instaluar. Mes të parëve që e ka pikasur ka qenë një grua. Aleksia Fishwik, që rrëfen se ishte mahnitur.

“Shumë persona kanë kaluar para tij dhe e kanë injoruar, është jashtëzakonisht i bukur”, ka thënë ajo për BBC. Objekte të ngjashme janë zbuluar së fundmi në Utah, në Kaliforni, dhe në Rumani. Për këta monolitë po flitet shumë në rrjetet sociale dhe ka nga ata që i konsiderojnë se janë vepra të një apo më shumë artistëve që pas pak kohësh do të zhduken, sic ndodhi edhe me atë në Utah.

Top Channel