Analiza e The Guardian/ Miqtë e Orban nisin “emigrimin” në prag të marrjes së stafetës nga Magyar, transferojnë pasuritë jashtë Hungarisë Njëmbëdhjetë terroristë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në veri të Irakut përmes një operacioni ajror të ushtrisë turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të ministrisë, terroristët janë neutralizuar në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut, përmes një operacioni të mbështetur nga avionët e forcave turke.
“Do të vazhdojnë operacionet tona derisa neutralizohet edhe terroristi i fundit”, thuhet nga ministria.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e lisutar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
Top Channel