Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Kompanitë amerikane dhe kineze dominuan tregun global të armëve në vitin 2019.
Raporti i publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes, me seli në Stokholm tregon se këto firma regjistrojnë mbi 75 përqind të shitjeve vitin e kaluar. Nga 25 kompanitë më të mëdha të armëve në botë, 12 kanë qenë amerikane dhe përbënin 61 përqind të shitjes së armëve e shërbimeve ushtarake, ndërsa shitjet e kompanive kineze kanë qenë 15.7 përqind, thuhet në raport. Lista vazhdon të udhëhiqet nga kompania amerikane e hapësirës ajrore Lockheed Martin.
Shtetet e Bashkuara e kanë dominuar tregun ndërkombëtar të armëve për dekada të tëra, por shitjet e kompanive kineze janë rritur me gati 5 përqind në vitin 2019, thuhet në raport. Verifikimet e SIPRI po ashtu treguan se, për herë të parë, një kompani nga Lindja e Mesme ka hyrë në mesin E 25 kompanive më të mëdha të armëve në botë. Bëhet fjalë për EDGE nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila është formuar nga konsolidimi i rreth 25 subjekteve të mbrojtjes në vitin 2019.
I krijuar nga Parlamenti i Suedisë më 1966, Instituti Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes gjurmon shpenzimet ushtarake dhe transferimet e armëve neper bote.
Top Channel