Torturat, kontrolli i mendjes, stërvitja në qytetin e rremë/ Sekretet e jetës së spiunëve të CIA-s

07/12/2020 21:18

Nga eksperimentet për kontrollin e mendjes te torturat ku mësojnë të mbijetojnë, në një vend sekret, janë disa nga fazat përgatitore për spiunët e CIA-s amerikane, Agjencia Qendrore e Inteligjencës.

Ndonëse mund të tingëllojnë se krijime të një filmi aksion, në fakt këto janë vetëm disa nga funksionet e brendshme të fshehta të CIA-s.

Qytet i simuluar ku kursantët ‘mësojnë t’i mbijetojnë torturat’

Ndërsa trajnimi ndryshon për të gjithë agjentët e CIA-s, disa testohen në fshehtësi në një ‘qytet’ të simuluar të quajtur ‘Fermë’.

Ish agjentja Amaryllis Fox, 40 vjeç, e cila është gruaja e nipit të senatorit Robert F. Kennedy, Bobby Kennedy III, tregoi përvojën e saj atje, në një libër të botuar vitin e kaluar.

I fshehur në një vend prej 10 mijë hektarësh në Virxhinia, SHBA, struktura e fshehtë luan pjesën e terrenit të një loje të madhe të mbushur me adrenalinë, që quhet trajnimi më “kërkues i spiunazhit në Tokë”.

Këtu, në mes të sheshit të rremë të qytetit, pyjeve dhe ndërtesave të dizajnuara për t’u dukur si ambasada, spiunëve të zgjedhur, pa mëshirë u mësohen gjithçka – nga rekrutimi i informatorëve, ose “pasuritë”, e deri në përballimin e torturave.

Ata madje thuhet se mësojnë mënyra për të vrarë veten në rast se kapen gjatë punës së tyre. Dhe në çdo hap, kursantët që nuk i plotësojnë standardet e CIA-s eliminohen.

Ndërsa muajt kalojnë, spiunët dërgohen në udhëtime disa ditore nëpër pyje me një bllok shënimesh dhe janë stërvitur për të qëlluar me Glocks dhe M4 në skenarë të luftimeve urbane.

CIA ka muzeun e vet, i mbyllur për publikun, dhe i arritshëm vetëm për agjentët dhe mysafirët e tyre – pasi ndodhet në kompleksin e Qendrës George Bush për Inteligjencën.

Thuhet se përmban 3500 artikuj, të përbërë nga artefakte që janë deklasifikuar zyrtarisht, përfshirë AK-47 të gjetur pranë trupit të Osama Bin Laden.

Ndoshta një nga zbulimet më tronditëse erdhi në 2018, kur dokumentet u publikuan duke zbuluar sekretet e brendshme të një serie eksperimentesh tronditëse të kontrollit të mendjes të kryera nga CIA.

Ata zbuluan se si agjencia eksperimentoi si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët duke përdorur ilaçe, hipnozë dhe pajisje elektronike si pjesë e projektit sekret – dhe nganjëherë të paligjshëm.

Një dokument detajonte sesi CIA planifikonte të drogonte “kriminelët që prisnin gjyqin në një spital të burgut” në një përpjekje për të zhvilluar “teknika të përmirësuara në marrjen në pyetje”./Shqip/

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA