Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Të paktën 17.648 shtëpi kanë mbetur nën ujë prej përmbytjeve që kanë goditur provincën perëndimore indoneziane Aceh.
Shefi i Mbrojtjes civile në distriktin Aceh Lindor, Ashadi di Idi njoftoi se përmbytjet e fundjavës së kaluar përfshinë 226 vendbanime në këtë rajon.
Ai tha se reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje ndërsa niveli i ujit në disa rajone arriti deri në 2 metra.
Mediat lokale lajmërojnë se në përmbytjet jetën e kanë humbur së paku dy persona, ndërsa urgjentisht janë evakuuar më shumë se 15 mijë banorë.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku shpesh ka tërmete, vullkane, stuhi dhe katastrofa tjera natyrore.
Top Channel