Opozita fiton zgjedhjet në Rumani, pak gjasa për marrjen e udhëheqjes së qeverisë

07/12/2020 10:23
Opozita fiton zgjedhjet në Rumani

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, Social-Demokratët e opozitës në Rumani shënuan fitore kundrejt Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare.

Social-Demokratët fituan 29.8 përqind në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 përqind në Senat. Ndërsa partia Liberale Kombëtare fitoi 25.1 përqind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 përqind në Senat.

Sipas REL, Social-Demokratët kanë pak shanse të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët me shifrën prej 33 përqind. Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian, ku qytetarët e saj janë zhvendosur nga vendi i tyre në vitet e fundit për një jetesë më të mirë.

Top Channel