Dënimet për shpifjen, kanë hapur debat në Open, ndërsa pedagogia Iris Luarasi, solli një shembull konkret për rastet se kur shpifja duhet patjetër të dënohet.
Luarasi solli në vëmendje, një rast për të cilin u diskutua gjerësisht në media, atë se mes zv ministres Romina Kuko dhe ambasadorit Luigi Soreca mund të kishte një lidhje përtej asaj profesionale.
“Po sjell rastin e atij lajmit të Rominës dhe ambasadorit Soreca, në të gjitha ato portale ku doli kjo gjë, imagjino sikur kjo të na ndodhë neve, grave tuaja, kjo nuk i ndodh pra një njeriu të zakonshëm por Rominës sepse është njeri publik, nuk do ishte lajm po të ishte një njeri i zakonshëm, ishin ndyrësi nga ato që u publikuan.
Pra një njeri sulmohet shumë më tepër se është njeri publik. Ajo ka marrë detyrën por jo për kështu lloj gjërash që të përdoret për këto ndyrësira.
Po forma më e pështirë pastaj është kur nxorën të dashurën reale të ambasadorit, që ishte dhe ajo bjonde, për të zbuluar të vërtetën dhe përgënjeshtruar ndyrësitë që kishin shkruar. E solla këtë se kjo ka lidhje me shpifjen, pra kjo Kukos ju bë sepse ajo është personazh publik dhe këtu jam absolutisht dakord që të jetë e dënueshme”, tha Luarasi.
Top Channel