Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak 20/06 21:42
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se laboratori ku bëhen testet për koronavirusin e ri (COVID-19) ndaloi së punuari.
Arsyeja është mungesa e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për të kryer testimet. Ministria deklaroi se ky ishte laboratori i vetëm në Gaza që kryente teste për COVID-19.
Nga ministria u bënë thirrje autoriteteve kompetente për t’iu përgjigjur nevojave të sektorit shëndetësor dhe për të siguruar pajisje testimi.
Që nga fillimi i pandemisë, në Gaza u regjistruan 25.121 raste me koronavirus, ndërsa 139 njerëz kanë humbur jetën.
Top Channel