
Trajtimi i rasteve të rënda me coronavirus është bërë një barrë e rëndë financiare për familjarët e pacientëve.
E.M nga rrethi i Prizrenit, tregon se babi i tij tash e shtatë javë është duke marrë trajtimin në Spitalin e Prizrenit, për çka ka shpenzuar rreth 4 mijë euro për ilaçe.
Këtë kosto thotë se e ka rritur më tepër luhatja e çmimeve të ilaçeve nga barnatoret, në veçanti tek bari favipiravir që përdoret tek pacientet me Covid 19.
Por shefi i repartit të infektives thotë se aktualisht spitali është furnizuar me afër 90 për qind të ilaçeve të nevojshme.
Ankesa për koston e lartë të barnave dhe luhatshmërinë e çmimeve, pacientët kanë shtruar ankesa edhe tek Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.
Top Channel