Gruaja dhe macja në Rusi

Rusia, për shumë persona është një vend shumë interesant, plot tradita, situata unike, madje edhe me njerëz të veçantë.

Duket sikur ata jetojnë në një realitet tjetër dhe kjo është arsyeja pse është pothuajse gjithmonë interesante të shohësh paraqitje të shkurtër të jetës së tyre të përditshme.

Sergey Kolyaskin na e jep pikërisht atë me fotografitë e tij të çuditshme.

Ky fotograf rus kap momente të jetës së njerëzve në vendin e tij. Fotografitë e tij përshkruajnë bukurinë, thjeshtësinë dhe veçantinë e të jetuarit në Rusi.

Sergey është një person shumë krijues dhe ka mbajtur 15 ekspozita vetjake, botuar 2 albume dhe ka marrë pjesë në të gjitha llojet e konkurseve.

Ai ka shkollën e tij të fotografisë dhe udhëton në të gjithë botën me aparatin e tij në dorë.

“Nuk më pëlqen të specializohem në ndonjë zhanër të veçantë. Më pëlqen të xhiroj jetën në të gjitha manifestimet e saj”, tha ai.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA