Brexiti, sërish bisedime/ Shansi i fundit për marrëveshje

07/12/2020 19:54

Bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian rifilluan në Bruksel ndërsa të dyja palët po bëjnë kështu një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje tregtare të post-Brexitit.

Mosmarrëveshjet mbi peshkimin dhe rregullat e biznesit vazhdojnë por qeveria britanike tha se marrëveshja është ende e mundur pavarësisht kohës së shkurtër të mbetur.

Nëse asnjë marrëveshje nuk arrihet dhe nuk ratifikohet deri në fund të vitit, atëherë Britania dhe BE mund të kthejnë taksat e importit për mallrat e njëri tjetrit. Po ashtu do të kthehen edhe kontrollet kufitare.

BE paralajmëron se pa akses në ujërat e Britanisë së Madhe për flotën e saj, peshkatarët britanikë nuk do të kenë më akses të posacëm në tregjet e BE për të shitur produktet e tyre. Por, Londra argumenton ajo që ndodh në ujërat britanikë duhet të jetë nën kontrollin e saj duke qenë se flitet për sovranitetin e vendit.

Britania dhe BE po përplasen po ashtu edhe për mënyrën se si mosmarrëveshjet e ardhshme tregtare duhet të zgjidhen. Nëse Britania dhe BE arrijnë një marrëveshje ajo duhet të kthehet në tekst ligjor, të përkthehet në të gjitha gjuhët e BE dhe më pas të ratifikohet nga parlamenti evropian deri më 31 dhjetor.

Top Channel