Bashkia Tiranë: Një tjetër destinacion rekreativ i shtohet Parkut të Liqenit, fusha tenisi dhe ambiente çlodhëse (Foto)

07/12/2020 20:48

Një tjetër hapësirë sportive do t’i shtohet shumë shpejt Parkut të Madh të Liqenit në kryeqytet. Pasi IMT në bashkëpunim me Policinë Bashkiake shembën dërtesën e degraduar buzë liqenit, Bashkia e Tiranës ka vendosur që këtë hapësitë prej 3600 m² të parkut, të mbajtur peng prej vitesh, ta rikthejë në funksion të qytetarëve.

Projekti i ri parashikon që ta kthejë këtë zonë në një hapësirë model, totalisht të rikualifikuar dhe me terrene sportive tenisi, si dhe me një ballkon panoramik për të gjithë të apasionuarit pas fotove.

Brenda një kohe të shkurtër, hapësira prej 3600 m², aty ku sot njihet si “ish-fushat e tenisit” do të kthehet në pikën më të re atraktive në Parkun e Madh të Liqenit, si një destinacion sportiv, rekreativ publik për frekuentuesit e parkut.

Projekti parashikon dy fusha tenisi me pikë shërbimi me rol funksional dhe panoramik, dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni dhe një mol, njofton bashkia Tiranë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA