141 pacientë të infektuar me SARS CoV2 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 108 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkaq dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
“141 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në respirator (CPAP), 108 pacientë janë në oksigjenoterapi, ku 24 pacientë ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë fundjavës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 641 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe në mesin e tyre, 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
Top Channel