Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Sëmundja misterioze që preku diplomatët amerikanë në Kubë ka shumë gjasa të jetë shkaktuar nga një rrezatim mikrovalësh i shënjestruar.
Në këtë përfundim ka dalë një raport i qeverisë amerikane. Raporti nga akademia kombëtare e shkencave nuk ia atribuon fajin për valët e shënjestruara të energjisë, askujt.
Por, ai nënvizon se kërkime mbi pasojat e frekuencave energjitike radiofonike pulsuese janë kryer nga bashkimi sovjetik më shumë se 50 vite më parë. Sëmundja preku fillimisht persona në ambasadën amerikane në Havana në vitet 2016-2017. Anëtarë të stafit dhe të afërm të tyre raportuan simptoma që varionin nga këputja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit, ankthi dhe diçka që ata e përshkruanin si tymnajë mendore. E gjithë kjo u bë e njohur si sindroma e Havanës.
SHBA akuzoi Kubën se kishte kryer sulme sonike, çka vetë havana e mohoi dhe incidenti coi në rritjen e tensioneve mes dy vendeve. Në 2019, një studim akademik zbuloi anomali në tru tek diplomatët që u sëmurën por kuba e kritikoi raportin. Edhe Kanadaja reduktoi stafin e saj në Kubë pasi 14 qytetarë kanadezë raportuan simptoma të ngjashme.
Studimi më i fundit, u krye nga një ekip ekspertësh mjeksorë dhe shkencorë që ekzaminuan simptomat e rreth 40 punonjësve të qeverisë. Shumë prej tyre mund të kenë kaluar pasoja të gjata dhe dobësuese – thotë raporti.
Top Channel