06/01 15:25
Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë është vrarë një person me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se personi është vrarë me armë zjarri në makinën e tij, nga një person tjetër që ishte brenda makinës dhe ishte i ulur në sediljen mbrapa.
Sipas Borovcit, i dyshuari është një shtetas i huaji, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
Ndërkohë hetuesit nga koshi i pleharave kanë nxjerrë një revole, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë krim.
Autori ndërkohë është në kërkim.
Top Channel