 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						Pandemia duket se nuk solli krizë në industrinë e bimëve aromatike mjekësore. Përkundrazi Covid-19 e shtyu Europën dhe Amerikën të konsumante më shumë çaj sherebele dhe boronice.
Mbyllja e kufijve bllokoi emigrimin, për pasojë në Shqipëri u kultivua më shumë bimë mjekësore, duke rritur kështu 10% eksportin e bimëve mjekësore.
“Pati një rritje rreth 10-12% ndërkohë që viti nuk është mbyllur akoma. Ne parashikojmë që këtë vit të shkojmë rreth 50 milion dollarë. Këtë rritje e siguroi larmia e bimëve që kemi dhe kërkesat e tregut botërore. Arsyeja e dytë është se këtë vit nuk patëm emigracion që do të thotë që u kultivua dhe u volën më shumë bimë aromatike mjekësore. ”
Sipas eksportuesit, Xhevit Hysenaj, bimët e egra që kërkohen më së shumti në Europë nuk po arrihen të mblidhen dhe shkak për këtë është mungesa e lejes së grumbullit që duhet të lëshohet nga ministria e mjedisit.
“Në Durrës kemi tre vite që nuk po marrim dot lejen e grumbullimit të bërsinës së zezë. Arsyeja e vetme është se nuk do specialisti që është në zonën e Durrësit. ”
Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor e ka përjashtuar këtë industri nga skemat e IPARDIT. Ndërkohë që sipas Xhevit këto fonde po merren nga kompani që ndryshojnë emrin dhe llojin e industrisë.
“AZHBR nuk arriti që të mbante pretimin që i dha industrisë së përpunimit të bimëve mjekësore, ku do t’i përfshinte tek skemat e fondeve të BE-së. Është e vërtetë që disa kompani kanë marrë, por ndryshuan emrin nga industri e bimëve mjekësore në fruta pylli. I njëjti fenomen sic ndodhi me shqiptarët në Greqi kur ndërruan emrin. “
Top Channel