Shkencëtaret ia dolën! Parashikojnë shpërthimin vullkanik

05/12/2020 15:37

Një studim i ri tregon se kristalet e llavës nga vullkanet e shpërthyera përpara më shumë se gjysmë shekulli, mund të zbulojnë sekretin se kur ata do të aktivizohen sërish.

Shkencëtarët amerikanë analizuan kristalet e formuara brenda një lloji shkëmbi poroz që u lëshua nga vullkani Kīlaueas në Hawaii në 1959-tën.

Kristalet kishin një formë të çuditshme. Sipas ekspertëve, së bashku me simulimet kompjuterike, ato mund të jenë një tregues kyç sa i takon parashikimit të shpërthimeve të ardhshme dhe potencialisht fatale. Vullkani i Kīlauea’s është ende aktiv dhe në 2018-tën, shkatërroi më shumë se 500 shtëpi rreth e rrotull tij. Kristalet e llavës, po përshkruhen nga hartuesit e studimit si “Grali i shenjtë i vullkanologjisë”.

“Ne mund të mësojmë prej tyre shumë gjëra mbi të gjithë procesin që çon deri tek shpërthimi vullkanik”, tha njëra prej hulumtuesve, Jenny Suckal. Kristalet vullkanike mund të ndihmojnë në krijimin e modeleve të sakta kompjuterikë të rrjedhës së magmës, duke nxjerrë në pah informacione rreth shpërthimeve të kaluara për të ndihmuar kësisoj ne parashikimin e atyre ne te ardhmen

Top Channel