Rama rrugës për në SHBA: S’do lemë gur pa luajtur, që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri

05/12/2020 13:31

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dije se po shkon drejt Shteteve të Bashkuara për të siguruar vaksinën antiCovid në Shqipëri, paralelisht me vendet e tjera.

Sipas tij, kontakti sy me sy me prodhuesit e saj është për këtë qëllim.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ✈️”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA