Mbërrin “pantera”/ Audi prezanton makinën më të re

05/12/2020 13:58

Vetëm 30 makina të modelit R8 RED Panther Edition do të prodhojë Audi për 2021-shin.

Një seri e kufizuar kjo, për krijimin më të ri të gjigantit automobilistik. “Pantera” e Audit përdor një motor V10 atmosferik 5.2 litërsh me 540 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/orë, kjo makine thuhet se e arrin për 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 323 km/orë.

Mjaft e veçantë për tregun e Amerikës së Veriut dhe e kufizuar fillimisht 30 njësi, edicioni R8 Panther do të jetë modeli i parë R8, ku fuqia është në rrotat e pasme. Në sallonet e mëdha të makinave, pritet të mbërrijë në muajin dhjetor.

E zezë dhe me elemente të caktuara në ngjyrë të kuqe të fortë, përfshirë sediljet e para dhe rrotat, ajo është mbrësëlënese që në dizajn. Audi sqaroi se çmimi bazë i panterës së vet do të fillojë nga 183,000 dollarë.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA