Përgatituni për një super program si çdo të shtunë mbrëma edhe këtë herë skuadra e “Shiko Kush LUAN” dhe autorja e moderatorja Luana Vjollca kanë rezervuar shumë surpriza për të gjithë ne.

Në super spektaklin e argëtimit nuk mungojnë kapitenët e skuadrave Florjan Binaj dhe Rezart Veleshja; por nëse do shohim të famshmen “Buqe” pritet ta mësojmë sot deri në fund të programit.

Mbrëmjen e sotme do të jenë të ftuar mjaft të veçantë që vijnë për herë të parë në “Shiko Kush LUAN” si: Robin Krasniqi kampioni i botës në boks, aktori i dashur i humorit Cekja, Dj Sardi, deputeti Halit Valteri, këngëtarja Big Mama dhe Shqipe Hysenaj; ish-konkurrentja e “Për’puthen” bën një përballje në “ring” me konkurrentët e programit.

Shumë pak orë na ndajnë nga ora 21:00 për të mësuar surprizat që “Shiko Kush LUAN” ka rezervuar për ne!

Top Channel