Një grua e tmerruar në Australi thotë se “prej javësh nuk drejton makinën” pasi kishte pikasur një “merimangë gjuetar” të fshehur në dorezën e derës së automjetit.
Christine Jones, nga New South Wales në Australi, tha se ishte afruar te makina e saj dhe kishte parë ato që dukeshin si ‘krimba leshtorë’ që fshiheshin në dorezë.
Por e zonja e makinës thotë se vetëm momentet e fundit kishte kuptuar që ato ishin këmbët e merimangës gjigande dhe ishte stepur para se të tentonte të hapte derën.
Jones kishte bërë një foto të krijesës që fshihej nga drita, në të cilën komentonte: “Këto në fillim mu dukën si krimba.”
“Nuk e përdor makinën prej një jave.”
Afrimi i pamjes tregonte këmbët leshtore të araknidit që ekspertët identifikuan si merimanga gjuetar, me masë sa një gaforre.
Masa e hapjes së këmbëve të tyre arrin në 25 deri në 30cm.
Imazhi është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale dhe ka tërhequr qindra komente që prej postimit tre ditë më parë.
Disa thonin se araknidi kërkonte strehim nga nxehtësia përvëluese, kurse një tjetër shkruante: “Më pëlqejnë merimangat por nëse vendosja dorën aty pa dashje, do më duheshin një palë mbathje të tjera”.
Top Channel