Viti i dytë larg familjes mbretërore, çfarë incidenti u ndodhi Meghan Markle e Princ Harryt gjatë blerjes të pemës së Krishlindjeve (Fotot)

04/12/2020 11:11
Meghan Markle dhe Princ Harry

Ky është viti i dytë që Meghan Markle, Princi Harry dhe foshnja Archie po festojnë Krishtlindjet larg familjes mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex thuhet se shkuan për të blerë pemën e Krishtlindjes. Shitja është konfirmuar pasi një përdorues në Twitter tha se u shiti pemën e tij princit dhe bashkëshortes së tij. Por qytetari informoi edhe se një qytetar nuk e kishte njohur princin.

Meghan dhe Princi Harry hynë në punën time sot dhe ne u shitëm atyre Pemën e tyre të Krishtlindjes. Një djalë i ri e ngatërroi princin me një punonjës tjetër. Ishte një familje atje dhe djali i tyre i vogël vrapoi nëpër pemë deri te Harry dhe e pyeti nëse ai punonte këtu duke mos ditur kush është ai”, tha përdoruesi i Twitter.

Sezoni i festave të këtij viti do të duket pak më ndryshe edhe për Kate Middleton dhe familjen e Princit William. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis nuk do të zbukurojnë pemën e Krishtlindjes së gjyshes së tyre Carole Middleton personalisht, një traditë e vazhdueshme familjare e festave.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel