Sot luhet derbi i kryeqyteti, Tirana vs Partizani, në një përballje të parë të këtij sezoni.
Kjo përballje mund të cilësohet si një klasike për kryeqytetin, ndërsa për të folur rreth ndeshjes në studion e Top Talk në Top Channel kanë qenë të ftuar, ish futbollisti i Tiranës Sulejman Mema dhe ish futbollisti i Partizanit Ledjon Pano.
Sipas Memës Tirana sot do duhet të bëjë një paraqitje të mirë dhe është e prirur për të rrëmbyer një fitore.
Mema: Do ishte kjo parqitje e Tiranës me ndryshimet pasi pati një ecuri të mirë në Kupat e Europës, ndryshimi stafit dhe ndryshimi i futbollistëve bëri që Tiranë të mos jetë në ato nivele. do kohën e vet edhe harmonizimi i skuadrës. Pati probleme me largimin trajnerit,. Është skuadër e re. Jo se ka luajtur keq. Pavarësisht rezultatit. Sot Tirana do bëjë të pamundurën dhe i ka mundësit për të fituar këtë ndeshje. Futbollistët duhet të bëjnë të pamundurën. Euforia është në anën e partizanit por përmbysje të tilla TR i bën kurdo dhe shpresojë të bëjë mirë. Për tifozët janë shumë të ndjeshëm por duhet të lenë pa kohë trajnerit.
Pano: Më vjen mirë për ndryshimin tek partizani. Duke parë vitin e vjetshëm me problemet dhe me lojat e dobëta. Ndryshe nga vjet bëri që Partizani të jetë në vendin e parë pas ndryshimit të stafit. Të gjithë ndeshje e tjera Partizani ka pasur rritje. Edhe në këtë derbi besoj që është fitorja dhe asgjë tjetër.
Top Channel