Tirana dhe Partizani do të përballen ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00, në derbin e kryeqytetit në stadiumin “Air Albania”.
Derbi është gjithmonë special. Shpesh janë tifozët që ia japin mrekullinë, por edhe këtë herë nuk do të jenë të pranishëm.
Sot në emisionin Top Talk në Top Channel kanë qenë të ftuar, ish futbollisti i Tiranës Sulejman Mema dhe ish futbollisti i Partizanit Ledjon Pano.Ata kanë folur rreth tifozerisë ku të dy janë shprehur kundër agresivitetit dhe sharjeve që bëhen në stadium.
Pano: Pa diskutim që është një pikë e drejtë se ka vite që ky derbi stonon nga tifozeritë që me sharja dhe ofendime. Nuk e di pse po të paktën unë që kur kam qenë i vogël ishte ndryshe. Kishte tifozeri të zjarrtë por ishin afër dhe nuk shaheshin dhe ofendoheshin. E hëna ishte më e zjarrtë.
Mema: Këto dy tifozeri e zbukurojnë. Janë më të mirat e kampionatit shqiptarë. Pak e ekzagjeruar. Ndryshe nga koha jonë është se ka qenë shumë miqësore,. Ka pasur marrëdhënie shumë të mira. Se punonin në një ndërmarrje. Nuk janë ato që janë të edukuar mirë. Mund të vuajmë për një periudhë. Por ne të gjithë sëbashku duhet të bëjmë atë politikë. Tregohen në momente të caktuar agresivë. Se nuk duhet të shajmë nuk është e mirë. Duhet të bëjmë tifozllik dhe të ndihesh mirë. Duhet të sfumohen dhe largohen.
Papa: Nuk ka pasur incidente përveç situata të veçanta. Kanë qenë në nivelin e saktë ndeshje. Nuk është vetëm nga ne, edhe në Athinë apo në Turqi.
Mema: Ka pasur shumë futbollistë të mëdhenj. Sportistëve u dha e drejta për të luajtur edhe jashtë tani.
Papa: Shumica e atyre që e kanë jetuar atë kohë janë nostalgjik. Derbet dhe futbolli ndryshon edhe për cilësinë e lojtarëve. Nuk është më ndërgjegjësimi apo ajo dashuria e sportistëve për fanelën. Shumë e kanë mendjen te lekët e kontratat pa ndjerë për fanelen. futbolli ka evoluar. Por nëse nuk e ke atë dashurinë besojë se sfumohen.
Top Channel