Komiteti Ekzekutv i UEFA-s për herë të parë ka futur edhe Tiranën në axhendën e aktiviteteve më të mëdha futbollistike në Evropë me caktimin e “Air Albania” stadium si vendin që do të presë finalen e par të Ligës së Konferencës.
Një lajm i madh për vendin tonë jo vetëm në aspektin sportiv por në tërësi për ekonominë turizmin dhe gjithcka që do të kthejë kryeqytetin shqiptar në një kryeqendër sportive në vitin 2022. Pas këtij vendimi presidenti i FSHF, pjesë kryesore e lobimit si anëtarë i komitetit ekzekutiv të UEFA-s, tregon se si do të vazhdojë puna deri në ditën e finales.
Ndërkohë bojkoti i fillim sezonit, që s’përfundoi pas takim të presidentit Duka me kryeministrin Rama dhe ku u premtuan plotësimet e kushteve, ende nuk ka një vendim zyrtar konkret.
Pjesa më e përfolur e stadiumit të kryeqytetit si impianti më i madh dhe më modern fubollistik në vend, është tapeti i barit, në pritje të vendimit për një tapet hibrid, presidenti i FSFH tregon se do të bëhet edhe një sforco e fundit për mbajtjen e tapetit natyral.
Top Channel