Sondazhet tregojnë mosbesim/ Shkencëtarët këmbëngulin: Vaksina do të jetë e sigurt

04/12/2020 00:56

Një sondazh i publikuar javën që shkoi në Shtetet e Bashkuara, tregoi se mes afro-amerikanëve, të cilët vuajnë një prej niveleve më të larta të vdekshmërisë nga virusi krahasuar me çdo grupim tjetër racor, vetëm 14 për qind besojnë se një vaksimin kundër COVID do të jetë i sigurt.

Një shpjegim për këtë mosbesim mund të jetë historia tragjike e afro-amerikanëve që u nënshtroheshin eksperimenteve joetike mjekësore nga qeveria, të cilat datojnë që nga vitet 1930.

Kjo është një prej sfidave me të cilat përballen ata që hartojnë politika në fushën e shëndetësisë ndërsa dy kompani farmaceutike amerikane, Pfizer dhe Moderna, njoftuan rezultate të hershme pozitive muajin e kaluar nga provat klinike të fazës së fundit, duke i hapur rrugën mundësisë që vaksinat të jenë në dispozicion fillimisht për grupe të përzgjedhura, brenda këtij muaji, thotë VOA.

Entet rregullatore amerikanë janë nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të shpejtuar procesin e rishikimit, pasi të mërkurën Britania dha autorizimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës se Pfizerit, duke i tejkaluar Shtetet të Bashkuara e vende të tjera europiane në lejimin e vaksinimit masiv kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Ekspertët insistojnë se vaksinat janë të sigurta.

Por doktor Paul Offit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në spitalin e Fëmijëve në Filadelfia, thotë se aktualisht ka një numër të konsiderueshëm amerikanësh që ngurojnë të vaksinohen”.

Top Channel