Genc Sejko

Ndalimi i memeve në vend është një nga temat që ka bërë shumë bujë në ditët e fundit, ndërsa kryeministri Edi Rama e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Genc Sejko, i njohur ndryshe edhe si “mbreti” i memeve në Shqipëri në një lidhje me skype në “Shqipëria Live” ka komentuar këtë temë. Ai është kundër vendosjes së një ligji të tillë duke theksuar se edhe nëse vendoset do të vazhdojë të bëjë meme. Sejko gjithashtu ka treguar edhe memen më të komentuar në rrjet.

“Gjithmonë ke një imazh të caktuar që do ta bësh meme dhe është imazhi asaj që ke në mendje, kur nuk e gjen dot e bën edhe nëpërmjet photoshopit. Asgjë nuk e shpjegon sarkazmën kur ajo shikohet që është sarkazëm, prandaj që kuptohet që është humor. Imazhi i Ramës i gjunjëzuar para një plake të vjetër e ajo që i thotë Enver ti je? është memeja më e komentuar. Kam marrë një herë thirrje për në gjykatë për cenim të imazhit nga një politikan, kurse para dy vitesh ishte Majlinda Bregu që donte të më dërgonte në gjykatë por s’kishte kohë mesa duket. Mendoj që dikush që qesh me veten është shumë lart. Nuk është problem tallja me politikanët, prandaj duhet që politika t’i rikthehet problemit dhe ta marrë me të qeshur. Edhe po u miratua unë do të vazhdoj të bëj meme. Nuk kam pasur reagime nga figura që të më thonë të mos e bëj më”, tha Sejko.

Top Channel