Piktorët e peizazhit bëhen bashkë/ Hapet ekspozita tradicionale “Plein air”

04/12/2020 15:30

Piktorët e peizazhit janë sërish së bashku në ekspozitën tradicionale Plein Air.

Pavarësisht se kushtet këtë vit ishin të ndryshe, ata nuk mundën të organizoheshin nëpër koloni. Sërish e gjetën mënyrën për të bërë art dhe për t’ja sjellë këtë publikut. Sepse një ekspozitë në individualitetin dhe privatësinë tënde mund ta vizitosh, për të marrësh dozën e nevojshme artistike.

“Po të shikojmë të gjithë artistët paraqiten të vecantë. Kanë individualitetin që mund të kuptosh nëse një punë është e Kujtim Buzës, Pashk Prvathit, Buron Kacelit, Sevedin Stafës, Xheneta Kadillarit, Agim Kadillarit.  Por edhe vendet mund t’i identifikoni shumë lehtë. Beratin, Lepushën, Linin, Pogradecin, Korcën, që janë territoret ku artistët kanë pikturuar”, tha Agron Polovina.

Tradita e të pikturuarit në hapësirë, apo kolonisë së peizazhit shqiptar është e huazuar nga francezët. Ajo vijon që prej krijimit nga peizazhistë të rëndësishëm si Vangjush Mio. Në teknikën e vajit 12 piktorë sjellin peizazhet më të bukura të Shqipërisë.

“Një arsye tjetër pse jemi bërë bashkë ky grup artistësh është sepse një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë sonë është peizazhi. Ne duam të rivlerësojmë dhe vazhdojmë traditën shumë të mirë dhe të rëndësishme mbi peizazhin shqiptar”, tha ai.

Top Channel