Orgjia diplomatëve në Bruksel/ Kur policia bastisi vendin, të ftuarit mendonin se oficerët ishin ‘pjesë e lojës’ (Foto)

04/12/2020 17:59

Të ftuarit e një orgjie homoseksuale në Bruksel, mes të cilëve u kap dhe një politian anti-LGBT i partisë hungareze në fuqi, besonin se policia që po bastiste grumbullimin ilegal, ishte pjesë e shfaqjes së seksit, tha sot një prej organizatorëve.

David Manzheley tha madje se disa nga 30 meshkujt e ftuar ishin përpjekur “të zbërthenin pantallonat e policëve, duke besuar se ishin pjesë e orgjisë”.

Mes të ftuarve të Manzheley ishte dhe eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer, një politikan konservator i martuar, që ka mbështetur masat anti-LGBT, i cili kishte tentuar të shpëtonte nga një dritare kur erdhi policia.

Szajer kërkoi falje dhe ka dhënë dorëheqjen nga partia nacionaliste Fidesz pas kritikave nga kryeministri Viktor Orban, i cili i quajti veprimet e eurodeputetit të tij ‘të pambrojtshme’.

Manzheley tha për rrjetin polak Onet se në festat e tij nganjëherë ka deri në 100 të ftuar, duke përfshirë politikanë nga Polonia, Hungaria, Franca, Gjermania, Hollanda, Zvicra e Ukraina.

Megjithse orgjitë janë tërësisht ilegale, policia ndërhyri në festën e të premtes prej shkeljes së rregullave të koronavirusit.

Manzheley thotë se dyshon se është spiunuar nga organizator rival i festave të seksit në Bruksel.

Policia belge ndaloi rreth 20 pjesëmarrës të festës, pa emëruar asnjërin. Mediat vendase thonin se shumë ishin politikanë evropianë.

Si Szajer dhe të paktën dy persona të tjerë kishin pretenduar imunitet diplomatik.

Manzheley tha se nuk i njihte të gjithë të ftuarit por kishte njohur Szajer. Ai shtoi se të ftuarit hyjnë në zhveshur në festat e tij, disa prej të cilëve mbajnë veshje të ‘fetisheve’ të seksit.

“Po afrohen Krishtlindjet, njerëzit janë të etur për takime. Është normale që burrat e komunitetit homo të kërkojnë zgjidhje alternative për t’u takuar. Ne nuk vijmë këtu për t’u ulur për të pirë çaj, njerëzit vijnë për seks”, tha Manzheley.

Manzheley shtoi se asnjë nga pjesëmarrësit nuk ishte akuzuar formalisht pas bastisjes.

“Papritur dhoma e pritjes u mbush plot me policë”, tha ai për rrjetin vendas Het Laatste Nieuës.

“Ata nisën menjëherë të bërtisnin: ‘Kartat e Identitetit! Tani!’ Por njerëzit nuk kishin pantallona me vete, si mund t’i nxirrnin ata kartat kur ishin të zhveshur?”, tha ai mes te tjerash.

Top Channel