Monolitët e zhdukur/ Shoferi amerikan pikas “statujën misterioze” në qiellin pranë Utah

04/12/2020 19:11

Mediat sociale po ‘gëlojnë’ kohët e fundit nga zhvillimet për monolitë misteriozë, të shfaqur apo të zhdukur nga disa vendndodhje në botë.

I pari ishte ai i zbuluar në shkretëtirën e Utah në SHBA, i ndjekur nga shfaqja e diçkaje të ngjashme në një kodër në Rumani, dhe më pas përsëri në një mal në Kaliforni të SHBA. Të treja zbulimet tashmë raportohet se janë zhdukur, vjedhur apo hequr për arsye të ndryshme.

Mania e instalacioneve në formë monoliti po kalon përmasat e reales, duke u “shfaqur” edhe në qiell, sipas raportimeve të mediave. Një shofer në SHBA ka shpërndarë këtë foto të “monolitit të qiellit” teksa drejtonte makinën në Utah.

Disa komentues bënin lidhjes mes shfaqjes së re dhe monolitit orgjinal të zhdukur në shkretëtirë, por asgjë nuk është e sigurtë. Autori i fotos, Jeff Jacobs, ishte duke u kthyer në shtëpi në Idaho – rreth 1200 km larg, kur bëri fotot e çuditshme me të cilat kërkonte të impresiononte gruan.

56-vjeçari thotë se nuk e besonte atë që po shfaqej në qiell, e cila zgjati vetëm disa sekonda.

“Kur e pashë mendova ‘Çfarë është kjo?’ Isha pranë Idaho dhe disa njerëz sugjeronin se mund të jetë monoliti i zhdukur në Utah. Utah nuk është shumë larg nga Idaho dhe dy vendet janë të lidhura”.

Zhurma nisi fillimisht kur objekti i parë u zbulua më 18 nëntor nga punonjësit e Utah, të cilët po numëronin delet e egra me helikopter. Më pas në zonë vërshuan turistë kuriozë për të pozuar me strukturën, deri në zhdukjen e saj po aq misterioze.

Top Channel