Një mama që ka shpenzuar rreth $80 000 në operacione estetike, po i trashëgon të birit “dashurinë për bisturinë” duke i bërë si dhuratë një operacion hunde për Krishtlindje.

Marcela Iglesias nga Los Angeles ka si idhull ‘Kukullën Barbie’, dhe tashmë po i mëson zakonet e saj të birit Rodrigo.

I biri 19-vjeçar duket se nuk pëlqen formën e hundës së tij dhe nëna e ka inkurajuar të bëjë ndërhyrjen “për t’u dukur më bukur” në fotot për mediat sociale.

Marcela thotë: “Ai ka sinjalizuar se nuk pëlqen formën e hundës së tij. Procedura do ta ndihmojë të jetë më i qetë kur del në fotografi.”

Nëna “e kujdesur” vazhdon më tej: “Ai ka provuar disa injeksione Botox në majën e hundës, por ato nuk zgjasin shumë. Më mirë sesa ta bëjë vetë, unë po e inkurajoj, që të mos jetë i zhgënjyer më pas, duke më thënë se nuk i dhashë mbështetje”.

“Sigurisht që ka rreziqe, ashtu siç ka kur shkon përditë në punë me makinë, por e di që procedura bëhet nga një profesionist, dhe ka 99% shanse që të jetë e suksesshme”.

Marcela thotë se operacioni do të ketë dhe avantazhe shëndetësore Rodrigo është diagnostikuar me septum pak të zhvendosur dhe operacioni mund të përmirësojë aftësinë e frymëmarrjes.

“Prej devijimit ai nuk merr frymë mirë nga nje nga vrimat e hundës dhe ndërhyrja mund ta korrektojë këtë”.

Marcela shton se këto procedura në Los Angeles janë më se të zakonshme.

“Ne këtu jemi ‘Meka’ e operacioneve plastike. Shumë prindër të tjerë ua bëjnë ato fëmijëve”.

Edhe Rodrigo i del në mbrojtje prindërimit të së ëmës.

“Unë e desha vetë ndërhyrjen, nuk ma sugjeroi ajo. Nëna po më ndihmon të gjej doktorët e duhur për ta kryer para Krishtlindjeve”.

FOTO GALERI
1/8
Marcela Iglesias nga Los Angeles ka si idhull ‘Kukullën Barbie’

Top Channel