Hidhet sot në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

04/12/2020 10:53

Në orën 11:00 nga Presidenti Ilir Meta do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Meta e përcaktoi që më herët datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit.

Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kreu i shtetit ka ftuar sot të jetë i pranishëm në proces edhe Avokatin e Popullit.

KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.

Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë vazhdimisht ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit vazhdimisht thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.

Top Channel