Hakerat sulmojnë vaksinën/ Në shënjestër sistemi i shpërndarjes, kompania e sigurisë në internet zbuloi gjurmët

04/12/2020 02:00

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, sipas IBM. Kompania e sigurisë në internet thotë se ka rënë në gjurmët e një fushate që shënjestronte sistemin e shpërndarjes së vaksinës, që njihet si “zinxhiri i ftohtë”, i përdorur për të mbajtur vaksinat në temperaturën e duhur gjatë transportit.

Identiteti i sulmuesve është i paqartë – por IBM është e bindur se metodat e sofistikuara të përdorura prej tyre, tregojnë qartë se bëhët fjalë për një shtet e jo thejsht individië. IBM beson se fushata kë nisur në muajin shtator, me dërgimin e emaileve që përmbanin viruse në 6 vende të ndryshme.

Objektivi i tyre ishin organizata të lodhura me Platformën e Optimizimit të Pajisjeve të Zinxhirit të Ftohtë (CCEOP) të Gavi, aleanca ndërkombëtare e vaksinave. Partnerët e Gavit përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Unicef, Bankën Botërore dhe Fondacionin Bill & Melinda Gates. Ato ndihmojnë në shpërndarjen e vaksinave nëpër botë në disa nga rajonet më të varfra. Për këtë ndonjëherë një mënyrë transporti ku vaksinat të ruhen në temperature të ulëta.

E tillë është vaksina Pfizer-BioNTech – e cila nuk ka qenë objektiv specifik i kësaj fushate – por që normalisht duhet të mbahet ne temperatura minus -70C gjatë kohës së zhvendosjes. IBM thotë se në shenjëstren e hakerave ka qenë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Bashkimit Doganor e Komisionit Europian si dhe kompani të përfshira në prodhimin e paneleve që mund të përdoren për të mbajtur të ftohta vaksinat në vendet ku nuk ka energji të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA