“Rinovimi i Gattusos? Unë e di që avokatët po shkëmbejnë kartat, ne jemi dakord. Nuk do të ketë probleme”. Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli, i intervistuar nga “Sky Sport” para ndeshjes së Europa League-s kundër Alkmaarit.

“Insigne hatërmbetës? Ai është një djalë i veçantë, shumë më i ndjeshëm se të tjerët. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një trashëgimi e Italisë që ne duhet ta çmojmë. Rino i dha këshilla, që edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë ai duhet të jetë i qetë.”

Drejtuesi toskan u përqendrua në ndryshimet midis Gattusos dhe Ancelotti:

“Ata janë personalitete të ndryshme, të dy profesionistë të mëdhenj. Rino ka bërë karrierën e tij, ai ka besimin e tij. Në jetën e përditshme ai është pak më i rrëmbyer se Carlo, i cili ka siguri për shkak të përvojës së tij. Por kjo është çështje karakteri”.

Top Channel