Fotot/ Plane për martesë, Gwen Stefani nuse vitin e ardhshëm

04/12/2020 10:29
Gwen Stefani dhe i fejuari i saj, Blake Shelton

Gwen Stefani dhe i fejuari i saj, Blake Shelton kanë planifikuar të martohen vitin e ardhshëm.

Më 20 tetor Stefani pranoi propozimin e Shelton për fejesë, pas pesë viteve që ishin në lidhje dashurie.

Sipas disa burimeve, dyshja tashmë kanë vendosur që të kurorëzohen në vitin 2021, ndërsa nuk kanë dhënë detaje për ceremoninë e planifikuar.

Vlen të përmendet se Gwen u divorcua nga ish-bashkëshorti, Gavin Rossdale, në vitin 2016, pas 13 viteve  martesë. Ndërsa në vitin 2015, ajo u takua me Blake në edicionet e “The Voice”, ku ishin që të dy pjesë e jurisë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel