Ish-presidenti brazilian në “arrest shtëpiak” për akuzat e organizimit të grushtit të shtetit, Jair Bolsonaro shtrohet në terapi intensive 21/11 20:43
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, informon se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i mbajnë maskat për 100 ditë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një zvogëlim të ndjeshëm në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do ta mbante maskën.
“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, u shpreh ai.
Biden gjithashtu u shpreh se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.
Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me koronavirus si dhe 276 mijë viktima. SHBA-ja është vendi më i goditur në botë për numrin e të prekurve me koronavirus.
Top Channel