Më 5 tetor, në parlamentin shqiptar u miratuan ndryshimet e reja kushtetuese, në raport me Kodin Zgjedhor. Në ndryshimet e bëra citohet se partitë politike mund të hyjnë në koalicion vetëm në formën e listave të përbëra.
Ky vendim praktikisht prodhon një ngërç ligjor, i cili u pikas nga i ftuari i Denis Dyrnjasë në “Top Talk”, analisti Ilir Yzeri. Ai tha se nëse rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të nxjerrë fituese një parti me më pak se 71 deputetë, atëherë mandatimi i saj nuk do t’i mbetet presidentit, por çështja do t’i kalojë sipas tij Gjykatës Kushtetuese.
“Klima e ashpër politike që kemi ne, po të shikosh retorikën e ashpër që ka opozita që në çdo dalje të saj paralajmëron fundin e Edi Ramës, 25 prilli do të jetë kështu, kështu. Të lënë të mendosh që në qoftë se opozita nuk i fiton zgjedhjet në këtë rast nuk pranon verdikt tjetër. Janë bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ne kemi një situatë krejt tjetër, kemi Komisionin E zgjedhjeve me tre nivele. Palët në radhë të parë, në një vend serioz, të monitoruar egërsisht, ashpërsisht nga ndërkombëtarët. Unë nuk dua të bëj avokatin e djallit deri në fund.
Presidenti sa herë që ka ndërmarrë nisma të tilla është përpjekur që të gjejë një mbështetje në ligj. Nuk ka asnjë ligj që mund të diktojë presidentit të mos shpallë rezultatin e zgjedhjeve. Presidentit nuk e di a do t’i lihet kjo mundësi, në qoftë se nuk ndërhyhet në pikën 96-të të Kushtetutës. Cilin do të mandatojë presidenti nëse asnjë nga forcat politike nuk marrin shumicën në zgjedhje. Problemi i koalicioneve është pak ndërlikuar dhe Komisioni i Venecias thoshte që nuk shkelen standardet ndërkombëtare. Një nga handikapët më të mëdha që ka Shqipëria, mazhoranca, sepse ajo është përgjegjëse sepse mori përsipër për të ridimensionuar sistemin e drejtësisë tek ne. Është e pafalshme që mazhoranca nuk i luan të gjitha gurët që ka ajo në dorë, në mënyrë që rinovimi i institucioneve, i institucioneve kushtetuese të bëhet sa më shpejt”, theksoi analisti.
Top Channel