Gra të famshme në rrjet nga e gjithë bota po tregojnë momentet e tyre më pak të lavdishme për një sfidë të re në rrjetin Tiktok të quajtur “Catfish”, sipas ‘peshkut mace’ të njohur për transformimin e tij.
Sfida nisi kur 22-vjeçarja australiane shpërndau në TikTok foton e pare te pakuruar për 87,000 ndjekësit e saj.
Pamjet u bënë shpejt virale në rrjet teksa të tjerë nisën te evidentonin transformimet e relaksuara pabesueshme të përditshmërisë ne krahasim me pamjet ekstravagante “te shkelqimit ne rrjet”.
Të tjera gra po shpërndajnë tashmë fotot e tyre më të lavdishme, përkrah të tjerave pa makiazh, ku ato thuajse nuk njihen fare dhe ndjekësit qeshin me transformimet e tyre.
Duke postuar transformimin e saj në video, modelja e rrjetit Tiktok,Whitney Kait pyeti 1.7 milionë ndjekësit e saj: “Tashmë besdoj se e kam fituar çmimin e sfidës Catfish 2020′
Pamjet e Whitney sigusht që habitën ndjekësit e saj meshkuj, disa prej të cilëve komentonin: “Tani po më tremb”.
Një tjetër e quante ‘magji e zezë’ duke thënë: “Si e bën këtë”?
Modelja amerikane e Youtube, Alyssa Violet gjithashtu habiti 3.7 milion fansat e saj me transformimin, por disa nga komentuesit thanë: “Dreqi e martë! Dukesh më bukur pa makiazh!”
Top Channel