Në Itali u raportuan sot 993 vdekje në 24 orët e fundit, një rekord i paarritur ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë në vend, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Po sipas të dhënave të MSH-së, numri i rasteve ditore arriti në 23 225.

Aktualisht, janë 3 597 pacientë në kujdes intensiv për COVID, 19 më pak se dje.

Të shtruarit në pavijone të zakonshëm janë 31 772, 682 më pak, të krahasuar me një ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA