Qeveria italiane kufizon udhëtimet gjatë festave të fundvitit

03/12/2020 21:14

Italianët po përballen me mundësinë e më pak bashkimeve familjare gjatë festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ndërsa qeveria njoftoi kufizimin e udhëtimit për të parandaluar një rritje të re të infeksioneve të COVID-19.

Kabineti i kryeministrit Giuseppe Conte vendosi të ndalojë udhëtimin midis rajoneve italiane nga 21 dhjetori deri më 6 janar.

“Përjashtimet janë të mundshme për punë, për arsye shëndetësore dhe në raste të tjera urgjente”, tha qeveria.

Rregullat do të shtrëngohen më tej në 25 dhe 26 dhjetor dhe më 1 janar, kur njerëzit do të ndalohen të lënë qytetet e tyre të banimit, përveçse për punë ose situata urgjente.

Conte ka caktuar një konferencë shtypi më vonë sot në mbrëmje për të ilustruar përmbajtjen e tyre, por sipas drafteve të para nga agjencitë e lajmeve vendase, dekreti pritet të konfirmojë një shtetrrethim midis orës 22:00 dhe 05:00, i zgjatur deri në 07:00 në ditën e Vitit të Ri./ATSh/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA