Tea këtë javë ishte në një takim me Erlindin. Ajo tha se e pëlqen fizikisht djalin, e vlerëson shumë si person dhe pranoi se biseda mes tyre shkoi shumë mirë, por gjithashtu, shtoi se e ka mendjen tjetër kund. Bukuroshja theksoi se mendjen e ka tek kërcimi që realizoi në fillim të emisionit, e që nënkuptohet, tek Andi.

Për këtë arsye, ajo zgjodhi në takim 24-vjeçarin, takim që siç duket do të jetë sqarues mes tyre. Kujtojmë që ata kanë realizuar tre takime së bashku.

E kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, por kanë preferuar të dalin me meshkujt e tjetër për të parë se sa qëndronin ndjenjat mes tyre. Ky rifillim i takimeve a është një ogur i mirë që marrëdhënia e Teas dhe Andit do të ringrohet sërish? Presim dhe të shohim…

FOTO GALERI
1/6

Top Channel