Përqindje e lartë infektimesh/ Greqia zgjat kufizimet antiCovid-19

03/12/2020 14:40

Greqia njoftoi sot se kufizimi i përgjithshëm i vendit do të zgjatet sërish me një javë, deri më 14 dhjetor, për shkak të përqindjes së lartë të infektimeve me koronavirusin e ri.

“Masat aktuale kufizuese janë zgjatur deri më 14 dhjetor”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, sipas të cilit ngarkesa epidemiologjike mbetet e lartë.

Greqia i rezistoi valës së parë të pandemisë me një përqindje vdekshmërie relativisht të ulët në raport me fqinjët evropianë. Por, me valën e dytë, vendi ka regjistruar dhjetëra të vdekur në ditë që prej disa javësh. Deri sot 2.600 persona kanë humbur jetën, 90 prej të cilëve gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 600 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv.

Rreth 2.200 infektime të reja janë regjistruar dje. Vendosur që prej 7 nëntorit, kufizimi i përgjithshëm i vendit, i dyfishuar me një shtetrrethim në Athinë dhe në Selanik, ishte zgjatur tashmë me një javë deri më 7 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA